Milani po vazhdon që të humbasë rrugën drej titullit kampion dhe në ditën e sotme ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje që mund të mbyllej me fitoren e vendasve. Goli i Nkunku në minutën e 90 dhe traversa në fund, shpëtoi Milanin nga një humbje. Kështu i është lënë mundësia Interit që në rast fitore kundër Napolit të shkëputet me 5 pikë diferencë. Megjithatë Allegri i ka hequr presionin vetes dhe ekipet duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se objektivi i Milanit këtë vit nuk është titulli kampion.
“Nuk po mendoj fare për ndeshjen Inter-Napoli, absolutisht jo. Duhet të shohim veten tonë, të përqendrohemi aty. Kemi ende shumë pikë për të fituar, shumë pikë për të marrë. Na duhen edhe 34 pikë për të shkuar në Champions League që të kualifikohemi. Po ecim ngadalë, por nuk po e humbasim realitetin. E nisëm duke ndryshuar 55% të lojtarëve në ekip, kemi bërë një nisje të mirë, por duhet të përmirësohemi. Aktualisht jemi në vendin e dytë dhe ky është një rezultat i mirë për ne”, tha Allegri. /Sport Ekspres/