“Nuk mund të ankohemi”, trajneri i Polonisë kënaqet me shortin: Nuk kam frikë ta them, luajmë me Shqipërinë dhe jemi favoritë

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën ‘play-off’. Kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me Poloninë, ndërsa në finale do të sfidojnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Të dyja ndeshjet për Shqipërinë do të luhen në transfertë. Trajneri i Kombëtares polake ka mbetur i kënaqur mr shortin. Në një deklaratë të dhënë për “Meczyki”-n, Jan Urbani është shprehur se nuk mund të ankohet me atë çfarë kanë rezervuar goglat.

“Nuk mendoj se mund të ankohemi. Po luajmë kundër Shqipërisë në shtëpi dhe jemi favoritë, nuk kam frikë ta them këtë. Natyrisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por ne po luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë avantazh.

Shumë lojtarë luajnë në ligën italiane. Sylvinho vjen nga një sfond teknik; kështu luajnë ata. Megjithatë, ne do t’i analizojmë ata; kemi kohë të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse nuk mund të flasim për detaje specifike sot. Katër muaj në futboll është një kohë e gjatë. As unë dhe as trajnerët e tjerë nuk e dimë me siguri se kë do të kenë në dispozicion”, ka thënë trajneri Jan Urban drejtpërdrejt për “Meczyki”-n./Sport Ekspres/