“Nuk na pëlqen të shikojmë të tjerët duke luajtur”, Inzagi nuk njeh lodhje: Kënaqësi që jemi në garë për gjithçka

Interi do të përballet mbrëmjen e nesërme me Fejnordin në fazën e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve. Simone Inzagi ka folur për mediat në vigjilje të këtij takimi. Trajneri i zikaltërve ka shprehur shqetësimin e tij për mungesat e rëndësishme në fashën e djathtë, ku pritet të eksperimentojë me Açerbin ose Bastonin. Nga ana tjetër, Inzagi e sheh si një kënaqësi faktin që janë ende në garë pët të 3 trofetë dhe jo si një lodhje.

“Fejnordi mund ta shtynte ndeshjen dhe bënë mirë që e shtynë. Raundi i 1/16-ave i Ligës së Kampionëve është i rëndësishëm dhe është e drejtë që e bënë ashtu. Jemi paksa në vështirësi në një pjesë shumë specifike të fushës. Kam humbur 4 lojtarë në rolin e Dimarkos. Njëri mes Bastonit dhe Açerbit do t’i duhet të luajë aty.

Është një kënaqësi e madhe të jesh në garë për gjithçka. Nuk na pëlqen të shikojmë të tjerët duke luajtur. Kurrë nuk kam pasur një emergjencë të këtij niveli me të gjithë departamentin jashtë. Ne do të ecim përpara me vetëbesim të madh”, ka deklaruar Simone Inzaghi./Sport Ekspres/