“Nuk ndihem fajtor për largimin e Adrian Bajramit, ndodhte dhe në Brazil”! Silvinjo flet edhe për gjendjen e Armando Brojës

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gjibraltarin. Silvinjo foli sa i përket largimit të Adrian Bajramit dhe njëkohësisht tregoi edhe gjendjen e Armando Brojës.

“Pas konferencës për shtyp në datën 29 kur doli lista nuk pati ndryshim dhe një ditë më pas dikush nga Federata më tha që Bajrami ndërroi Kombëtare. Fola më pas me të në telefon për 30 minuta, por situata ishte shumë e qartë, suksese lojtarit. Kjo ka ndodhur edhe kur isha te Brazili, lojtarët që bënin lëvizje të tilla Brazil-Itali, por kjo ishte zgjedhja e tij dhe i uroj shumë fat.

Unë nuk ndihem fajtor, kam folur me të shumë herë, nuk ka luajtur te Benfika, i kam thënë të shijoj Kombëtaren dhe i kam treguar se ku duhet të përmirësohet. Por mbetet cdo bisedë mes nesh private, i urojmë suksese këtij futbollisti. Broja? është shumë mirë, fizikisht shumë mirë, asnjë lloj problemi, tani i duhet që të luajë futboll te Burnley. Luajti shumë minuta ndaj Derby, nuk ishte ndeshja më e mirë e Brojës, por i nevojiten minutat dhe të futet në ritëm për të luajtur më shumë dhe për të fituar më shumë eksperiencë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/