Union Saint-Gilloise është pjesë e Champions League-s. Skuadra belge do të përballet me Interin në mbrëmjen e së martës për të provuar befasinë. Presidenti i Union SG-së është shprehur se ekipi i tij nuk ndihet sikur nuk u përket Champion-t. Ai ka pranuar se i pëlqen më tepër formati i ri i turneut më të rëndësishëm në rang klubesh.
“Nuk ndihemi sikur nuk i përkasim këtij turneu, kemi të drejtë të konkurrojmë. Formati i ri i Champions-it? Mendoj se është pozitiv, veçanërisht për ekipet e Vazos 4, sepse rrit shanset për të avancuar. Në sistemin e mëparshëm, ata luanin vetëm me klube nga vazo më të larta, dhe ky është ndryshimi kryesor. Gjithashtu më pëlqen të luaj me tetë ekipe të ndryshme se sa me tre”, ka deklaruar Alex Muzio./Sport Ekpres/