Nuk pritën përfundimin e takimit, Muriqi dhe Mbape shkëmbyen fanellat në pjesën e parë

Reali i Madridit dhe Majorka janë duke u përballur në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Vedat Muriqi dhe Kilian Mbapeja nuk kanë pritur deri në përfundimin e sfidës për të shkëmbyer fanellat e tyre.

Të dy sulmuesit, i kanë dhënë fanellën njëri-tjetrit që në momentin kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka përfunduar në baraspeshë 0-0, ndërsa në të dytën pritet të mësohet finalisti që do të sfidojë Barcelonën për trofeun e Superkupës së Spanjës./Sport Ekspres/