“Nuk u treguam arrogantë”, trajneri i Steauas: Si mund të ishim arrogantë me Shkëndijën, që na mundi edhe në ndeshjen e parë?

Steaua e Bukureshtit është eliminuar nga Champions League pas dy humbjeve të marra në turin e dytë prej Shkëndijës. Trajneri kampionëve të Rumanisë ka deklaruar pas ndeshjes për mediat rumune se nuk ka pasur doza arrogance në skuadrën e tij. Ai ka renditur kryerjen e gabimeve në fushë dhe humbjen lehtësisht të zotërimit të topit si arsyet e këtij dështimi kundër Shkëndijës.

“Nuk isha arrogant para kundërshtarit. Si mund të jemi arrogantë kur humbëm në kampionat dhe në ndeshjen e raundit me Shkendijën? Nuk ka kuptim. Ndoshta nuk marrim vendimet më të mira, nuk përqendrohemi mjaftueshëm. Në pjesën e dytë bëmë gabime, duhet ta gjej arsyen. E humbëm topin lehtë, bëmë gabime.

Jam i shqetësuar, sigurisht. Për sa kohë që nuk luajmë lojën tonë, jam i shqetësuar. Çfarë mund të them? Po kalojmë një moment të vështirë. Kisha ndjesinë se mund ta kalonim këtë hap të keq. Kjo është jeta, nuk mund të ndryshojmë asgjë”, ka deklaruar ndër të tjera Elias Charalambous-i./Sport Ekspres/