Zhoao Kanselo ka dhënë një deklaratë që me siguri nuk ka për t’i pëlqyer aspak Kristiano Ronaldos. Mbrojtësi portugez ka thënë për “Record”-in se Kombëtarja nuk varet nga 5 herë fituesi i Topit të Artë. Sipas tij, koha e artë e Ronaldos ka përfunduar prej vitesh, pasi maja e karrierës për një lojtar është në moshën 25-32 vjeç.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe ka kaluar 15 vite duke garuar me Lionel Mesin për Topin e Artë. Por maja e karrierës së një futbollisti është mes moshës 25 dhe 32 vjeç. Ne nuk varemi tërësisht te ai”, ka thënë Zhoao Kanselo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/