Nuk vonon debutimi, Roko Vata luan ndeshjen e parë zyrtare me Watford-in

Roko Vata u transferua këtë verë në radhët e Watford-it, ku do të përpiqet të bëjë emrin e tij të njohur në botën e futbollit. Lojtarit 19-vjeçar nuk i është dashur të presë gjatë për debutimin e tij me skuadrën e re. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, është duke luajtur sot ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Watford-it.

Roko Vata është përzgjedhur nga minuta e parë nga trajneri për ndeshjen e sotme kundër Milton Keynes Dons-it. Sfida është e vlefshme për raundin e parë të “Carabao Cup”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/