Odise Roshi i jep fitoren skuadrës, mesfushori shqiptar shënon gol në Turqi

Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Erzurumsporit. Lojtari fierak zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 31-të të saj, duke i hapur rrugë fitores së skuadrës së tij.

Erzurumspori arriti të merrte një fitore 3-0 kundër Jeni Malatiasporit në Ligën e Parë të kampionatit turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/