Arbër Hoxha po kalon një moment të vështirë te Dinamo Zagreb. Pavarësisht se e nisi sezonin me marsh të pestë, sulmuesi shqiptar nuk ka gjetur minuta aktivizimi.
Pengu më i madh do të jetë mungesa e Champions League, teksa në asnjë rast lojtari ynë nuk e ka nisur si titullar.
Por sërish oferta të mira kanë mbërritur për të, duke parë potencialin e madh që ka. Sipas mediave italiane Lecce ka shprehur interesim konkret për Arbër Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. /Sport Ekspres/