Olimpiakosi ngre trofeun e Ligës së Konferencës në shtëpi, Ndoji e pa nga stoli finalen me Fiorentinën

Olimpiakosi është fituesi i Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24. Klubi grek triumfoi në shtëpi ndaj Fiorentinës, teksa finalja u zhvillua në Athinë. Koha e rregullt nuk mjaftoi për të nxjerrë një fitues, pasi 90 minutat u mbyllën në baraspeshë 0-0.

Skuadrat iu drejtuan shtesave, gjatë së cilave u vendos edhe fituesi i këtij kompeticioni. El Kabi u shndërrua sërish në heroin e Olimpiakosit, teksa në minutën e 116 e dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi shifrat në 1-0. Klubi nga Piera shkroi historinë, teksa u bë i pari ekip grek që fiton një trofe europian. Kupën e Ligës së Konferencës do ta marrë në dorë edhe Andreas Ndoji, megjithëse finalen e ndoqi të gjithë nga stoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/