“Pa Asllanin e Fratezin nuk do ta kishim marrë yllin e dytë”, Inzagi vlerëson Kristjanin: Ka lujtur shumë mirë

Simone Inzagi ka folur për mediat pas fitores së thellë 4-0 kundër Leçes. Trajneri italian ka vlerësuar punën e bërë përgjatë gjithë këtyre javëve nga Kristjan Asllani, i cili në ndeshjet e fundit ka luajtur titullar për shkak të mugnesës së Çalhanoglusë. Inzagi gjithashtu ka deklaruar se lojtarë si Asllani, Fratezi dhe Karlos Augusto ishin vendimtarë sezonin e shkuar në marrjen e yllit të dytë në fanellë.

“Na është dashur të luajmë pa Çalhanoglunë për shumë ndeshje. Asllani ka luajtur shumë mirë. Isha në dyshime nëse do ta fusja titullar apo jo. Fratezi ishte sekreti vitin e shkuar. E kam fjalën për të, Karlos Auguston, Asllanin. Këta lojtarë ishin vendimtarë. Nuk do ta kishim arritur yllin e dytë pa ta. Kanë bërë diferencën. Kemi një grup të shkëlqyer”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/