“San Siro” do të hapë dyert mbrëmjen e sotme për ndeshjen e kthimit mes Interit dhe Bodo/Glimtit, e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Kampionëve. Zikaltrit humbën sfidën e parë me shifrat 3-1 dhe tashmë duhet të përmbysin rezultatin për të kaluar në raundin pasardhës. Megjithatë në kampin italian vetëbesimi duket i lartë. Trajneri Kivu ka thënë përpara gazetarëve në konferencë për shtyp se nëse ka një ekip që mund të përmbysë rezultatin, atëherë ai është Interi.
“Kemi detyrën të japim gjithçka. Duhet të jemi të sigurt, të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Nuk duhet të humbasim besimin dhe vetëvlerësimin. Madje mund të shkojë në kohë shtesë dhe penallti. Nuk duhet të jemi të fiksuar pas shënimit të golave ??menjëherë. Duhet ta menaxhojmë çdo moment sa më mirë që të mundemi.
Lojtarët e dinë se sa e rëndësishme është. Nëse ka një skuadër që mund ta përmbysë rezultatin, ajo jemi ne, pa treguar mungesë respekti ndaj askujt. Duhet të japim diçka më tepër”, ka deklaruar Kristian Kivu./Sport Ekspres/