Massimiliano Mirabelli, ish-drejtori sportiv i Milanit, ka treguar për problemet e kuqezinjëve. Sipas tij, kjo skuadër ka bërë disa gabime të mëdha. Për ta nisur që më heqjen e trajnerit Pioli, që i dha jo pak sukses, megjithëse në kohët e fundit të largimit rezultatet nuk folën për të.
“Pak e kanë kuptuar njëherë rolin e Ibrahimovic tani. Unë mendoj se shkaku i problemeve të Milanit është largimi i Piolit. Pioli ishte i shkatërruar nga dëmtimet e shumta, shpesh kishte vetëm gjysmën e ekipit, por disa e fajësuan dhe kjo është shumë e gabuar. Nëse donin ta largonin, atëherë duhej të uleshin në tavolinë, ta sqaronin, të kërkonin një trajner më të mirë se Pioli dhe të kishin një merkato të denjë për Skudeton”, tha Mirabelli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/