Pamje emocionuese/ Me sytë mbyllur dhe i këndon zemra, tifozi i Shqipërisë brohoret fort në Andorra

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Andorrës. Stadiumi do të jetë i stërmbushur nga tifozët shqiptarë pasi në një rast fitore, me shumë gjasa, do të kalonim zyrtarisht në Play Off të Botërorit për herë të parë në historinë tonë.

Ndërkohë tifozët kanë nisur që të pushtojnë qendrën e qytetit afër stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe të gjithë janë optimistë dhe të bindur për fitoren e Kombëtares. 2-0 dhe 3-1 janë dy versionet më të dëgjuara të rezultatit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni poshtë live pamjet direkte. Gjithashtu një prej tifozëve të Shqipërisë këndonte me sytë mbyllur, me zemrën që nxirrte fjalët duke dhuruar jo pak emocion në Andorra. /Sport Ekspres/