Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë.
Ndërkohë menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, festa e madhe ka shpërthyer në Tiranë, por edhe te vetë lojtarët e Shqipërisë që kanë nisur të këndojnë për Adem Jasharin. /Sport Ekspres/