Paqe mes ekipit në Turqi dhe sulmuesit shqiptar, trajneri flet për Rei Manajn: Ai është shumë i motivuar në stërvitje

Mes Sivasporit dhe Rei Manaj ka ardhur koha për “paqe”. Fundi i sezonit nuk ishte aspak i bukur për ta, në një marrëdhënie dashurie që ishin prej kohësh, teksa Manaj ishte heroi i Sivaspor.

Më pas turqit e dënuan Manajn duke e lënë jashtë ekipit për finalet e sezonit pasi sipas tyre, sajoi një dëmtim për të pushuar. Në fund, Sivaspori ra në Kategorinë e Parë, ndërsa tani Manaj kërkon largimin.

Derisa të vijë ky moment, Manaj po vazhdon stërvitjen me Sivasporin. Trajneri i Sivaspor, Osman Korkmaz, ka treguar se gjithcka po shkon në përsosmëri. “Rei Manaj është lojtari ynë aktualisht. Po punon me ekipin, plotësisht i motivuar dhe shumë entuziazst. Nga ana tjetër, po ndjekim procesin e transferimit të tij”, tha Korkmaz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/