Partizani do të luajë të gjitha shanset për kualifikim në “Air Albania”, të kuqtë nxjerrin në shitje biletat

Partizani u largua me një barazim 1-1 nga Estonia dhe do të luajë të gjitha shanset për një kualifikim në turin e dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Të kuqtë do të presin Nomme Kaljunë në “Air Albania” mbrëmjen e 17 korrikut, duke nisur nga ora 20:00. Klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim.

Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, klubi Partizani ka njoftuar se biletat do të jenë të disponueshme që nga dita e shtunë në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi, në oraret 10:00-19:00. Çmimet variojnë nga 400 lekë deri në 3000 lekë në tribunën VIP.

“Ju njoftomë se për takimin e kthimit Partizani – Nomme Kalju i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës, çmimet e biletave në tribunat e “Air Albania Stadium” do të jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 3 000 Lek

Sektorët: W101, W102, W103, W105, W106 dhe W107 do të kushtojnë 2 000 Lek

Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët E101 – E208 do të kushtojnë 800 Lek

Biletat në tribunat pas porte:
Sektorët: N, S dhe V do të kushtojnë 400 Lek

Nga dita e shtunë biletat mund ti siguroni çdo ditë edhe pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” 10:00 deri në 19:00”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/