Ekipet shqiptare do mësojnë ditën e nesërme kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundin e parë kualifikues në Kupat e Europës. UEFA do të zhvillojë mesditën e nesërme shortin për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Tashmë janë ndarë edhe grupet me rivalët e mundshëm në këtë fazë të kompeticionit.
Partizai do të ketë si kundërshtarë të mundshëm ekipet: Torpedo Belazi (Bjellorusi), FK Aktove (Kazakistan), Marsaxlok (Maltë), Mornar Bar (Mali i Zi) dhe Kalev Talini (Estoni). Ekipe të përballueshme për nënkampionët e “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/