Partizani i Kërnajas nuk po ndalet më, Skuka i jep fitoren me Flamurtarin, Elbasani mund Vorën mes spektaklit dhe emocioneve

Partizani i Oltijon Kërnajas ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme. Të kuqtë kanë mundur Flamurtarin në shifrat 2-1. Një ndeshje e vështirë kjo teksa Isgandarli solli avantazhin te kreqytetasit në minutën e 33. Ndërkohë në të 77 ishte Marku që barazoi shifrat te Flamurtari, duke rikthyer ekuilbrin.

Dhe kur pritej që kjo ndeshje të mbyllej në barazim, në minutën e 85, Skuka nuk do të gaobnte duke gjetur rrjetën. Pas kësaj fitore, Partizani shkon në vendin e 5 të renditjes duke u afruar shumë me Vllazninë. Nga krahu tjetër Elbasani ka fituar në shifrat 0-1 me Vorën. Ze Gomes realizoi një gol shumë të bukur në limite, në minutën e 94, duke sjellë një festë të madhe nga pankina. /Sport Ekspres/