Laçi ka befasuar në sekondat e fundit Partizanin. Tresa e dërgoi topin në rrjetë në minutat shtesë, duke përmbysur ndeshjen në shifrat 1-2. Kurbinasit morën kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa Shehit i duhet të analizojë mirë 90 minutat për të gjetur e çfarë çaloi në ekipin e tij. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët e të dy ekipeve dhanë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore“ në “MCN TV“.
Josa (Laçi): “Të jemi objektiv. Kishim momente të këqija në lojë pas pësimit të golit nga një pozicion standart. Nuk duhet të kthenim topin pas në linjat e mbrojtjes. Edhe në pjesën e dytë nuk patëm një fillim të mirë, sepse Partizani mund ta vriste ndeshjen. Në rreshtim nuk ndryshuam. Thjesh duhet të luanim futboll më të kontrolluar, mos të dilnim me pasim të gjatë. Qëlloi që fituam në këtë mënyrë, por mos harroni që kemi humbur në fazë të parë me Partizanin po me këtë mënyrë. Janë gjëra që kompesohen“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/