Partizani nuk shkon më larg se një barazim, eliminohet në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Rrugëtimi i Partizanit në Europë ka përfunduar sot. Të kuqtë nuk ia dolën të shkonin më larg se një barazim kundër Iberias 1999. Ndeshja përfundoi 0-0 me rrjeta të paprekura, çka solli eliminimin e kryeqytetasve.

Vendimtar ishte rezultati i përballjes së parë të dy skuadrave. Iberia 1999 fitoi 2-0 në Gjeorgji dhe siguroi kështu kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/