Partizani përmbys Skënderbeun në fund dhe rikthehet te fitorja, Dinamo fiton pastër nga Bylisit

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 29 të “Abissnet Superiore”-s. Partizani është rikthyer te fitorja pas disa rezultateve negative në javët e fundit. Të kuqtë kanë mposhtur Skënderbeun me shfirat 1-2. Korçarët kanë gjetur të parët rrugën e rrjetës. Nika kaloi në epërsi bardhekuqtë në minutën e 35, kur shndërroi në gol një 11 metërsh. Kotja barazoi rezultatin për Partizanin në mintutën e 66, ndërsa në të 91-tën Blesing Elekja përmbysi shifrat në favor të kryeqytetasve.

Në krahun tjetër, Dinamo ka marrë një fitore të pastër 3-1 kundër Bylisit. Peter Itodoja zhbllokoi shifrat e takimit që në minutën e 7, ndërsa Bregu dyfishoi rezultatin në të 28-n minutë. Flamuri Ruçi ngushtoi diferencën vetëm 6 minuta më vonë, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit. Bregu e dërgoi përsëri topin në rrjetë në minutën e 64-t, duke vulosur një herë e mirë fatin e kësaj ndeshjeje./Sport Ekspres/