Partizani shtang Skënderbeun në fund, fitorja e parë e sezonit shijon më mirë me një gol në minutën e 93-të

Partizani ka marrë sot fitoren e parë të sezonit të ri në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë kanë mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 në “Arenën e Demave”. Kryeqytetasit kaluan shumë shpejt në epërsi, teksa Arinaldo Rrapaj tundi rrjetën në minutën e 15 të takimit.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0, ndërsa vetëm 5 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës Rabiu ktheu sërish baraspeshën. Sfida dukej se do të shkonte drejt barazimit, por ishte Mehmeti ai që shtangu Skënderbeun në minutën e 93-të. Lojtari i Partizanit i dërgoi shifrat përfundimtare në 2-1, duke bërë që kjo fitore të shijojë më shumë për të kuqtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/