Ditën e sotme ka përfunduar java e 11 e “Abissnet Superiore”-s. Partizani udhëheq kampionatin deri në këtë moment të sezonit me 20 pikë të grumbulluara në këto 11 javë të para. Fill pas të kuqve vjen Vllaznia, me vetëm dy pikë më pak në renditje.
Ndërkohë top 4-shja plotësohet me Dinamon, me 17 pikë, dhe me dhe Elbasanin që numëron 16 pikë, po aq sa Dinamo. Në pjesën e sipërme mungon emri i Tiranës, e cila po përjeton një moment të vështirë në kampionat. Bardheblutë renditen në vendin e 7, me vetëm 2 pikë më shumë se sa Bylisi i vendit të fundit./Sport Ekspres/