Ballkani ka bërë një befasi të madhe në ditën e djeshme teksa është eliminuar në turin e parë të Champions League. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka humbur përballë modestëve të Andorrës, Santa Coloma.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë është eliminuar edhe një tjetër ekip shqiptar. Bëhet fjalë për Strugën, që nuk ia ka dalë dot kundër Sllovan Bratislavës. Pas humbjes 4-2 në transfertë, Struga ka marrë një tjetër humbje, këtë herë në shtëpi në shifrat 1-2 duke mos i dhënë shumë histori kualifikimit. /Sport Ekspres/