Pasi kaloi 13 vite të pabesueshme në klubin mbretëror, këtë verë futbollisti legjendar kroat Luka Modri? zëvendësoi fanellën e Real Madridit me fanellën e Milanit.
39-vjeçari nënshkroi një kontratë njëvjeçare me mundësinë e zgjatjes për një vit tjetër nëse të dyja palët bien dakord. Megjithatë, me mbërritjen e tij, Igli Tare po punon për të tjera emra. Përveç disa largimeve që janë përmendur prej kohësh, do të ketë më shumë fytyra të reja në klub.
Milani është i interesuar për një qendërsulmues të ri në ekipin e tij dhe siç raporton “Sky Sports”, është Rasmus Hojlund. Sipas këtij burimi, klubi italian po mendon seriozisht për të sjellë futbollistin danez në radhët e tyre dhe tashmë po interesohet për kushtet e transferimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/