“Pas një Italie të tillë, lajmi që del është se unë jam dehur”? Baloteli thumbon axurrët

Pamjet e Mario Balotelit të dehur kanë bërë xhiron e rrjetit. Mediat italiane kanë shpërndarë momentin kur sulmuesi bie përtokë nga alkoli i tepërt që ka konsumuar. Por nuk ka munguar thumbimi i vetë lojtarit. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” Baloteli ka shkruar se nuk e kupton si mund të jetë ai lajmi me një Itali në një nivel aq të dobët të shfaqur në EURO 2024.

“Pas një Italie të tillë, lajmi që duhet të dalë është që unë jam dehur? Hë pra, mendoni për gjëra serioze. Nuk shoh asnjë problem kur del në mbrëmje me miqtë dhe nuk lëndin asnjë. Për çfarë duhet të gjykohem?”, ka shkruar Mario Baloteli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/