Pasioni dhe atmosfera e jashtëzakonshme nuk mjaftuan për Atletikon, penalltitë e dërgojnë Realin e Madridit në çerekfinale

Reali i Madridit është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gallageri tundi rrjetën e “los blanos”-ve vetëm disa sekonda pas fillimit të lojës, duke ndezur edhe më tepër “Vanda Metropolitanon”. Goli i tij i dha më tepër zemër Atletikos, e cila kërkoi të përmbyste humbjen e javës së shkuar. Megjithatë ai gol i Gallagerit do të mbetej i vetmi i shënuar. Pas 120 minutave lojë, sfida iu drejtuar 11 metërshave.

Në gjuajtjet e penalltive fati ishte në krahun e Realit, që 4 prej tyre i dërgoi në rrjetë, përkundrejt 2 të Atletikos. Pasioni dhe atmosfera e jashtëzakonshme nuk mjaftuan për Atletikon e Madridit, që sot u eleminua përfundimisht nga Liga e Kampionëve. Ndërkohë Reali i Madridit do të përballet në çerekfinale me Arsenalin./Sport Ekspres/