Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë në një pecetë. Argjentinasit iu ofrua një provë dy javore në shtator të 2000 te Barcelona. Në 17 shtator, ai mbërriti te katalanasit me babain e tij. Kishin pritur dy javë për të takuar drejtorin sportiv Carles Rexaach që ndodhej në një udhëtim pune në Australi. Kur Rexach pa Mesin e vogël në fushë, menjëherë donte të nënshkruante me të, por drejtuesit e tjerë të klubit të Barcelonës hezituan sepse në atë kohë ishte e pazakontë që klubet europiane të nënshkruanin me lojtarët në moshë kaq të vogël.
Në 14 dhjetor, Barcelona u përball me një zgjedhje, të merrte Mesin ose ta linte të largohej. Rexach bindi drejtuesit e Barcelonës që ta merrnin në skuadër dhe të financonin transferimin e familjes së tij në Barcelonës, që kishte kosto. Pasi nuk kishte asnjë letër në dorë, Rexach e nënshkroi kontratën në një pecetë. Më pas kjo pecetë doli në ankand dhe u shit për 965 mijë dollarë. Cmimi i saj fillestar ishte 350 mijë dollarë, por në fund u pagua shumë më tepër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/