“Penallti e pastër ndaj Viniciusit”, Ançeloti kënaqet edhe me barazimin: Nuk ishte barazim aq i keq sa të tjerët, jemi në rrugën e duhur

Reali i Madridit është ndalur në një barazim 3-3 nga Rajo Vajekano mbrëmjen e sotme. Por ky rezultat nuk e ka zhgënjyer Karlo Ançelotin. Trajneri i “los blancos”-ve është shprehur në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ky barazim nuk ishte aq i keq sa ai kundër Las Palmasit dhe Majorkës. Ançeloti gjithashtu ka ngritur zërin për një penallti të padhënë kundrejt Vinicius Xhuniorit.

“Jemi në rrugën e duhur dhe jam i kënaqur. Garuam mirë sot. Barazimi i sotëm nuk është aq i keq sa ai kundër Las Palmasit, ose Majorkës. Ky ishte më i mirë. Kishte një penallti të pastër ndaj Viniciusit. Kjo ishte e dukshme dhe shumë e qartë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/