Sampdoria e ka mbyllur rrugëtimin në Kupën e Italisë mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Xhenoa ka zhvilluar vetëm një ndeshje në këtë turne, teksa është eleminuar nga Specia. Hendersoni shënoi i pari për Sampdorian në minutën e 34-t, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Artistiko riktheu baraspeshën.
Loja përfundoi me shifrat 1-1 dhe për të përcaktuar fituesin u nevojit gjuajtja e penalltive. Marvin Çuni u tregua i saktë nga 11 metrat, por goli i tij nuk mjaftoi. Lojtarët e Specias u treguan më të saktë në goditjen e penalltive, duke siguruar kështu biletën për në raundin e radhës të Kupës së Italisë./Sport Ekspres/