Ëmdrra europiane e Zvicrës ka përfunduar sot. Helvetët janë eliminuar nga Anglia në çerekfinale. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 75, kur Embolo e shtyu topin drejt rrjetës. Por anglezët u kundërpërgjigjën me anë të Sakasë në minutën e 80, duke e dërguar sfidën në shtesa.
Xherdan Shaqiri dha shkëndija me aktivizimin në kohën shtesë. Madje, tronditi edhe shtyllën me gjuajtjen e tij nga goditja e këndit. Në fund skuadrat iu drejtuan ruletës së penalltive, ku fati i buzëqeshi Anglisë. Akanzhi gaboi 11 metërshin e tij, që rezultoi fatal për Zvicrën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/