Partizani po kalon një formë mjaft të keqe në kampionat. Të kuqtë gjenden në pjesën e poshtme të tabelës dhe jo në garën për titull. Ish-drejtori sportiv i klubit kryeqytetase ka deklaruar se Partizani ka futbollistët e duhur për të gatuar në “Abissnet Superiore”, por nevojitet kohë për shkak të riformimit që iu bë skuadrës në merkaton e verës. Arbër Abilaliaj ka thënë në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se gjatë qendrimit të tij te “demat e kuq”, Partizani ka bërë ecurinë më të mirë në kompeticionet europiane.
“Për këtë jam shumë i bindur, futbollistët janë. Kualiteti i futbollistëve për të qenë konkurent dhe për të qenë pjesë e 4-shes janë. Në momentin që bëhet merkato dhe inkuadrohen 10 futbollistë, është shumë e vështirë. Partizani po të luajë edhe sot, edhe me U19-ën, futet për të luajtur për titullin kampion. Për aq sa kam qenë unë aty, Partizani ka bërë kompeticionet më të mira europiane. Ka shkuar deri në ‘play off’. Për sa i përket pjesës së lojtarëve, të hyrjeve dhe daljeve, ka qenë periudha më e mirë në absolut e Partizanit”, është shprehur Arbër Abilaliaj./Sport Ekspres/