“Për mua dje Shqipëria firmosi për vendin e tretë”, Dervishi: E pamundur të dalësh me pikë nga Beogradi

Armando Broja i ka dhënë një mbrëmje të keqe Pavlovic. Mbrojtësi i Milanit vuajti shumë me shkëputjet dhe mënyrën e lojës së Brojës, i cili u shkëput në dy tre momente duke ngritur në këmbë gjithë tifozët. I ftuar në Koha Shtesë, Dritan Dervishi, zyrtari i Veronës, nuk i ka kursyer elozhet për Brojën. (Emisionin e plot e ndiqni më poshtë)

“Armando Broja është i vetmi talent që ka Kombëtarja në sulm. Mos të diskutojmë më tutje, nuk ke se çfarë diskuton. Broja dje luajti në një krahë që nuk ka se çfarë i duhet, nuk duhet të rrijë Broja aty në krahë të majtë. E degjeneroi Pavlovicin? Broja edhe Baresin apo Maldinin e artë të kishte, në një moment do t’i shkëputej, jo më Pavlovicin e Milanit. Ka një fuqi fizike dhe një sprint të shpejtë, një shkëputje të madhe. Ka fizik, 1.90 djalë që të fsheh topin dhe tallet me ty. Pastaj dëgjojmë që Broja ishte i lodhur, por nuk duhet futur Broja në krahun e majtë. Për mua Silvinjo ka gabuar shumë dje, ka gabuar në shumë zgjedhje.

Për mua me barazimin dje, kemi firmosur vendin e tretë. Sipas gjasave, ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në Beograd dhe aty pastaj nuk do të ketë më asnjë shans për ne. Atje ambienti, huliganzimi, do të jetë 200 herë më i madh se në ndeshjet normale dhe se në Shqipëri. Vetëm një mrekulli mund të ndodh për të dalë ne me pikë nga Beogradi, uroj të ndodh, por në logjikë, me barazimin dje kemi firmosur për vendin e tretë”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/