Përflitet për një ofertë të majme nga Arabia, Inzagi e pranon: Kam kërkesa nga Arabia dhe nga Italia

Simone Inzagi ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi. Oferta e majme nga Arabia Saudite ka qenë tema kryesore e diskutimit në mediat italiane. I paraqitur sot në konferencë për shtyp, Inzagi ka pranuar se ka oferta nga Arabia dhe nga Italia, por nuk dëshiron të flasë për këtë temë përpara finales së Ligës së Kampionëve. Ai ka bërë të ditur se do të takohet me drejtuesit e Interit pas ndeshjes me PSG-në dhe do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.

“Ka kërkesa nga Italia, nga Arabia Saudite gjithashtu. Por do të ishte çmenduri të mendoja për këtë me një finale për t’u luajtur të shtunën. Do të takohem me drejtuesit e Interit pas finales dhe nëse do të jenë kushtet e duhura, do të vazhdojmë së bashku”, ka thënë Simone Inzagi./Sport Ekspres/