Ëndrra e bukur e Bodo/Glimtit ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Klubi norvegjez është eleminuar nga Liga e Kampionëve. Pas një sezoni fantastik, duke mposhtur emra të mëdhenj të futbollit europian dhe duke eleminuar një klubi si interi, Bodo/Glimtit i është dashur t’i thojë lamtumirë Ligës së Kampionëve.
Sportingu i Lisbonës ka sjellë norvegjezët me këmbë në tokë. Portugezët arritën të shënonin 3 gola gjatë kohës së rregullt, çka e dërgoi sfidën në shtesa, pasi përballja e parë mes tyre përfundoi me shifrat 3-0 për Bodo/Glimtin. Ndërkohë, në kohën shtesë, bardhegjelbërit tundën edhe dy herë të tjera rrjetën. Një përmbysje e çmendur e Sportingut, që me 5 golat e sotëm ka sjellë sërish me këmbë në tokë atë që ishte befasia e bukur e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/