Përfundon faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, Tirana fiton derbin & kryeson renditjen

Ka përfunduar java e tretë dhe faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Këtë sezon marrin pjesë katër skuadra: Partizani Futsal, Tirana Futsal, Flamurtari Futsal dhe Vllaznia Futsal.

Të dyja sfidat e javës së tretë u luajtën të shtunën në orën 18:00. Në kompleksin sportiv “Goga Basket“ u zhvillua derbi i parë i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sfida përfundoi me fitoren e thellë të bardhebluve me rezultatin 2-9. Tirana dominoi takimin që në start dhe arriti një fitore fantastike në derbin e parë të sezonit.

Takimi tjetër i javës ishte Vllaznia – Flamurtari, që u luajt në pallatin e sportit “Shkodër”. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund dhe gjithçka përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.

Pas përfundimit të fazës së parë Tirana kryeson renditjen me nëntë pikë, ndërsa Flamurtari i dyti me katër pikë.

Partizani renditet i treti me po aq pikë, ndërsa Vllaznia në vend të fundit me vetëm një pikë.

Rezultatet e javës së tretë të Kampionatit të Futsallës & renditja:

Partizani Futsal – Tirana Futsal  2-9

Vllaznia Futsal – Flamurtari Futsal 2-2

Renditja:

1.Tirana Futsal 9 pikë

2.Flamurtari Futsal 4 pikë

3.Partizani Futsal 3 pikë

4. Vllaznia Futsal 1 pikë