“Përgëzime Partizanit dhe Egnatias për lojën”! Armand Duka: Egnatia tregoi se me seriozitet dhe projekt, mund të triumfosh ndaj ekipeve me traditë

Armand Duka ka uruar Egnatian për fitimin e titullit në Superiore. Këta të fundit arritën që të fitojnë kundër Partizanit dhe të ngrenë titullin, teksa edhe në kampionatin e zakonshëm e kishin dominuar renditjen për një kohë të gjatë. Kreu i FSHF ka uruar ekipin e drejtuar nga Tetova dhe e shikon këtë skuadër si një shembull për të tjerët.

“Urime Egnatias për titullin e parë në Abissnet Superiore!  Një ndeshje e bukur dhe e luftuar në “Air Albania”, që protagonistë kishte fituesit e Egnatias dhe Partizanin, që i dha bukuri finales. Përgëzime dy ekipeve për lojën dhe emocionet e dhuruara, si dhe sa më shumë suksese në garat europiane.

Egnatia, përfaqësuese e një qyteti të vogël, tregoi se me seriozitetin e duhur, me një projekt ambicioz dhe me investime në infrastrukturë, futbollistë e drejtues, mund të triumfojë edhe ndaj ekipeve më traditë në futbollin shqiptar. Urime Egnatia, urime Rrogozhinë urime presidenti Demrozi, urime trajneri Tetova dhe çdo futbollist i skuadrës rrogozhinase për këtë sukses”, tha Duka. /Sport Ekspres/