Vedat Muriqi është rikthyer sërish në formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola në 4 javët e para të kampionatit, duke shfaqur kështu një nivel të lartë me fanellën e Majorkës. Mbrëmjen e djeshme “pirati” tundi dy herë rrjetën e Espanjolit, duke qenë padiskutim më i miri në fushën e lojës.
Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.5 nga “Sofascore”. Një notë që e ka përfshirë Muriqin në formacionin ideal të javës së 4-t në La Liga. Sulmi përbëhet prej tij, Levandovskit dhe Mbapesë. /Sport Ekspres/