Edi Rama është i pranishëm në Madrid mbrëmjen e sotme, ku ka vizituar nga afër ambientet e mitikut “Santiago Bernabeu”. Florentino Perezi ka pritur në takim kreun e Republikës së Shqipërisë, pasi mes palëve pritet të arrihet një marrëveshje e rëndësishme për futbollin shqiptar. Siç paralajmëroi edhe Sinan Idrizi, Reali i Madridit do të investojë një shifër prej 20 milionë eurosh dhe do të lidhë një marrëveshje me klubin Flamurtari.
Gjiganti i futbollit europian pritet që të sjellë në Shqipëri shkolla të futbollit, për të çuar përpara këtë sport në vendin tonëm Pas vizitës në ambientet e brendshme të “Santiago Bernabeut” Edi Rama është paraqitur përkrahë presidentit të Realit, Florentino Perezit, në tribunën VIP për të ndjekur duelin kundër Vijarealit./Sport Ekspres/