Anis Mehmeti është një prej legjionarëve që vëzhgohet me kujdes nga ana e Silvinjos, por njëkohësisht edhe tifozët shqiptarë. Ky futbollist është pjesë e Championship, futbollit në Angli që jo vetëm është atraktiv, por skuadrat në këtë kampionat mund të përballen denjësisht me ato të ligave më të forta në Europë.
Aktualisht Mehmeti është pjesë e Bristol City. Ky sulmues ka pasur shumë lëkundje në karrierën e tij, por në kohët e fundit performancat kanë qenë në ngritje. Megjithatë Anisi mungoi në miqësoret e marsit. Nëpërmjet një postimi të fundit në “Instagram”, Mehmeti ka kujtuar ndeshjen që ka zhvilluar mes Shqipërisë dhe Polonisë duke i lënë mbishkrimin: “Përpara një viti”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/