Përshkroi gjithë fushën! Silvinjo duhet të jetë bindur përfundimisht nga Arda Kurtulan, si një “AS” nën mëngë

Arda Kurtulan nuk ndalet me super performancat në elitën e Turqisë. Pavarësisht se ekipi i tij është totalisht i rënuar dhe ndodhet në vendin e fundit, Kurtulan nuk po zhvillon asnjë ndeshje të dobët. Dhe me një ekip që të gjithë po luajnë në mënyrën më të keqe si te Adana Demirspor, është një vlerë akoma më e madhe.

Sot kjo skuadër humbi në shtëpi në shifrat 0-1 nga Bashakshehir. E veçanta në këtë ndeshje është se Kurtulan e nisi si mbrojtës i majtë dhe jo si mbrojtës i djathtë, në rolin e tij të preferuar. Por pavarësisht se e nisi në krahun e majtë, Kurtulan bëri një super ndeshje.

Pasi krahu i djathtë i mbrojtjes po çalonte shumë, trajneri e ktheu sërish Arda Kurtulan në vendin e tij. Kurtulan luajti po në të njëjtin nivel edhe në krahun e djathtë, ndërsa në hartën e treguar shihet qartë se Kurtulan ka qenë kudo në fushë, në çdo cep të saj. Një “AS” nën mëngë për Silvinjon që mund ta përdor talentin e ri si mbrojtës të djathtë, por edhe në të majtin nëse mendon një eksperiment me Mario Mitajn si mesfushor. /Sport Ekspres/