Kristjan Asllani ka pësuar një dëmtim të lehtë te Interi. Mesfushori shqiptar qëndroi për dy ditë në stërvitje të diferencuar, por tanimë ka qetësuar Inzaghi-n. Lojtari i Kombëtares i është rikthyer stërvitjes me grupin e plotë në ditën e djeshme.
Në fillimet e tij, Asllani ka marrë më pak minuta te Interi. Megjithatë, me kalimin e kohës, besimi i dhënë nga trajneri është shtuar. Por nuk duhet harruar fakti se Interi është një prej ekipeve më të mira në Europë dhe sigurisht që konkurrenca është e nivelit më të lartë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/