Forma e lojtarëve të Shqipërisë ndryshon frikshëm brenda pak javësh. Nëse pak ditë më parë do ta kërkonim ndeshjen me Poloninë “nesër”, duke parë super formën e lojtarëve shqiptarë, tani situata ka ndryshuar.
Jo vetëm rënie forme, por edhe dëmtime në kampin kuqezi. Nedim Bajrami dhe Medon Berisha po bëjnë një kohë të gjatë që kanë munguar për shkak dëmtimesh, ndërsa edhe mbrojtja ka pak shqetësime aktualisht.
Ardian Ismajli është dëmtuar dhe ka lënë ndeshjen pa përfunduar minuta e 25 ndaj Comos. Ende nuk dihet gjendja e tij, por mbrojtësi shqiptar ishte edhe pak me fat në këtë rast pasi nuk ishte protagonist i atij turpërimi të Torinos, jo pak, por 6-0. Nga krahu tjetër Berat Gjimshiti e nisi si titullar dhe nuk ka dalë nga fusha në pjesën e dytë kundër Parmës.
Mbrojtësi shqiptar vinte nga një dëmtim dhe nuk dihet ende nëse ka ndierë sërish shqetësime apo trajneri Palladino e ka lënë pushim pasi ka parë një ndeshje të mbyllur kundër Parmës në shtëpi pasi pjesa e parë ishte në shifrat 2-0. /Sport Ekspres/