Armando Broja e nis sërish si titullar te Evertoni. Pasi e nisi nga minuta e parë kundër Notingham Forest, sulmuesi shqiptar vazhdon si titullar edhe në ndeshjen e sotme, kundër Bornemouth në transfertë.
Evertoni ndodhet në krizë për golat e shënuar dhe trajneri ka ulur në stol Calwet Lewin, të preferuarin e tij, duke vazhduar që t’i besojë sulmuesit të Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/