Po bën xhiron e mediave europian! Kristjan Asllani do të kalojë te Liverpul? Ja e vërteta e “transferimit historik”

Kristjan Asllani te Liverpul? Nëse do të ndodhte, me siguri do të ishte një transferim historik jo vetëm për Asllanin, por edhe sa i përket lojtarëve të Shqipërisë. Sigurisht që Interi është një ekip i madh, por Premier League është kampionati më i fortë në botë dhe të veshësh fanellën e Liverpul nuk ndodh shpesh në jetë.

Por cila është e vërteta e lajmit që po bën xhiron e mediave europiane? Gjithçka fillon nga “Neë York Times”. Duket ditur faktin që Liverpul po kërkon një mesfushor me karakteristikat e Asllanit, media e njohur ka bërë një sygjerim të sajin duke i treguar Liverpulit se modeli perfekt është mesfushori shqiptar.

Pra për momentin nuk ka ende një interes konkret të Liverpulit kundrejt Asllanit. Por mbetet të shihet pas këtij sygjerimi të ardhur nga “NYT” nëse anglezët do ta marrin në konsideratë. Megjithatë është e sigurt që tani emri i mesfushorit të Shqipërisë ngjall më shumë interes dhe shkakton më tepër kuriozitet. /Sport Ekspres/