“Po çfarë Pavlovici i Milanit po flisni…”, Dervishi: Armando Broja i shkëputej edhe Maldinin me  Baresin në kohën e artë, jo më Pavlovic… 

Armando Broja i ka dhënë një mbrëmje të keqe Pavlovic. Mbrojtësi i Milanit vuajti shumë me shkëputjet dhe mënyrën e lojës së Brojës, i cili u shkëput në dy tre momente duke ngritur në këmbë gjithë tifozët. I ftuar në Koha Shtesë, Dritan Dervishi, zyrtari i Veronës, nuk i ka kursyer elozhet për Brojën. (Emisionin e plot e ndiqni më poshtë) 

“Armando Broja është i vetmi talent që ka Kombëtarja në sulm. Mos të diskutojmë më tutje, nuk ke se çfarë diskuton. Broja dje luajti në një krahë që nuk ka se çfarë i duhet, nuk duhet të rrijë Broja aty në krahë të majtë. E degjeneroi Pavlovicin? Broja edhe Baresin apo Maldinin e artë të kishte, në një moment do t’i shkëputej, jo më Pavlovicin e Milanit. Ka një fuqi fizike dhe një sprint të shpejtë, një shkëputje të madhe. Ka fizik, 1.90 djalë që të fsheh topin dhe tallet me ty. Pastaj dëgjojmë që Broja ishte i lodhur, por nuk duhet futur Broja në krahun e majtë”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/