Po dominojnë Premier Ligën, ikona angleze çudit me parashikimin: Mançester Siti do të jetë jashtë top 3-shes

Mançester Siti është kthyer në ekipin për t’u mundur në Ligën Premier. Nën drejtimin e Pep Guardiolës “qytetarët” kanë dominuar futbollin anglez në vitet e fundit, duke e kthyer fitimin e titullit kampion në rutinë.

Por pavarësisht ecurisë së jashtëzakonshme të Mançester Sitit, Majkëll Oueni i sheh kampionët në fuqu jashtë garës për titull në sezonin e ri. Legjenda e futbollit anglez parashikon Arsenalin kampion, ndërsa Mançester Sitin në vendin e katërt pas Aston Vilës.

“Do të shkoj me Arsenalin në vendin e parë, Liverpuli i dyti, Aston Vila në vend të tretë dhe Mançester Siti i katërti”, ka thënë Majkëll Oueni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/